
Superliga sot vazhdon me dy duele
23 shkurt 2025
| 08:12
Dy duele mjaft interesante do të zhvillohen sot në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Nga ora 13:00, Dukagjini pret Gjilanin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Derisa në tabelë Dukagjini qëndron i shtati me 24 pikë, Gjilani nga ana tjetër radhitet i pesti me 27 pikë.
E një ndeshje tjetër, po ashtu interesante, është ajo mes Ferizajt dhe Prishtinës nga ora 13:00, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin e Ferizajt.
Në tabelë Prishtina zë vendin e katërt me 29 pikë, ndërsa Ferizaj i teti me 23 pikë.