Superliga sot vazhdon me dy superndeshje

21 prill 2025 | 10:44

Java e 30-të e Superligës do të vazhdojë sot me dy superndeshje që nisin nga ora 15:00.

Në Drenas, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Feronikeli’74 do t’i bëjë konak kampionit në fuqi Ballkanit.

Nikli tashmë e ka të sigurt rënien në Ligën e Parë, ku gjendet në fund të tabelës me 14 pikë, ndërsa Ballkani në pozitën e dytë me 53 pikë.

Ndërkaq, Gjilani, do të presë në shtëpi Dukagjinin e Ismet Munishit.

Fitorja për këto dy skuadra është tejet e rëndësishme.

Gjilani, gjendet në pozitën e shtatë me gjithsej 38 pikë, dy më pak se kundërshtari i saj, Dukagjini në pozitën e tetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës në Kosovë “MonoAkt 2025”, do të…