
Superliga vazhdon me javën e 23-të, super derbi zhvillohet në Lipjan
05 mars 2023
| 12:01
Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me ndeshjet e xhiros së 23-të.
Kryendeshja e kësaj jave do të zhvillohet në Lipjan.
Prishtina do të përballet me kampionin në fuqi, Ballkanin.
Ndërkohë, Trepça’89 do ta presë në “Riza Lushta” ekipin e Malishevës.
Të dyja këto takime nisin nga ora 13:00.