Superliga vazhdon me përballje interesante

17 janar 2025 | 14:00

Fundjava sjell sfida interesante në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, që sa vjen e bëhet më interesante.

Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Borës dhe Pejës. Skuadra prishtinase është në vendin e shtatë me pesë fitore e 11 humbje, derisa pejanët në pozitën e tretë me nëntë fitore e shtatë humbje.

Vëllaznimi-Trepça takohen në një tjetër takim interesant të shtunën. Kuqezinjtë janë në formë shumë të mirë, ku kanë katër fitore në pesë ndeshjet e fundit në elitë, derisa kampionët janë në vendin e parë me 12 fitore e katër humbje, ndërsa skuadra nga Gjakova ka tetë fitore e tetë humbje. Ndeshja do të zhvillohet në Mitrovicë.

Përballje interesante shihet edhe ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Ylli ka shtatë fitore e nëntë humbje, kurse prishtinasit tetë fitore e tetë humbje, andaj pritet një takim i baraspeshuar në Therandë. Java e 17-të do të mbyllet me derbin prizrenas mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit. Proton Cable Prizreni është në vendin e tetë me katër fitore e 12 humbje, kurse Bashkimi në pozitën e dytë me 11 fitore e pesë humbje.

ProCredit Superliga – Java 17

Të shtunën takohen:
17:00 Bora – Peja
19:00 Vëllaznimi – Trepça

Të dielën takohen:
17:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina
19:00 Proton Cable Prizreni – Bashkimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Braziliani Neymar ka pranuar se lëndimet e shumta ia kanë…