Superliga vazhdon sot me dy ndeshje
20 tetor 2024
| 09:01
Sot mbyllet java e 9-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje mjaftë interesante. Kampioni në fuqi, Ballkani do të përballet me rivalin lokal, FC Suharekën.
Portokallezinjtë janë në vendin e tretë me 14 pikë, një më shumë se Suhareka që renditet e pesta, Një ndeshje tjetër interesante luhet edhe në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ku Dukagjini është nikoqire e Llapit.
Vendasit renditen në pozitën e parafundit me 6 pikë, ndërsa skuadra nga Podujeva është në vendin e katërt me 14 pikë.