Superliga vjen me përballje interesante
Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 25-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll. Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, një duel shumë interesant.
Këto dy skuadra u takuan edhe në finale të Kupës, ku triumfuan prishtinasit. Por, në elitën e basketbollit therandasit ndodhen në pozitën e dytë, kurse bardhekaltrit në vendin e shtatë. Ylli ka grumbulluar 39 pikë, gjashtë më shumë se Prishtina.
Dueli tjetër i së shtunës është në mes të Bashkimit dhe Pejës, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës, por që nuk arritur rezultate të dëshirueshme në stinorin pranveror. Prizrenasit ndodhen në vendin e pestë me 35, me një pikë më pak pejanët. Lideri Ponte Prizreni do të sfidohet nga Rahoveci. Prizrenasit kanë grumbulluar 41 pikë, kurse Vreshtarët kanë dy pikë më pak, andaj pritet një duel shumë interesant. Përballja e fundit, por shumë e rëndësishme është në mes Trepçës dhe Vëllaznimit.
Mitrovicasit hyn në këtë duel pas fitores ndaj Yllit, kurse kuqezinjtë në duelin e fundit pësuan nga Bashkimi. ‘Xehetarët’ kanë grumbulluar 34 pikë dhe kanë treguar formë të lartë, sidomos në stinorin pranveror, ndërsa skuadra nga Gjakova renditet në vendin e fundit me 31.
FIVE STAR Superliga – Java 25
Të shtunën takohen:
17:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina
19:00 Bashkimi – Peja
Të dielën takohen:
17:00 Ponte Prizreni – Rahoveci
19:00 Trepça – Vëllaznimi
/Epoka e re/