Superliga vjen sot me këto ndeshje interesante

19 mars 2022 | 11:01

Superliga e Kosovës rikthehet me këto tri ndeshje që janë në program për tu zhvilluar ditën e sotme.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet në Malishevë, ku Malisheva në top formë është nikoqire e Gjilanit që në këtë takim vije pas dy barazimeve të njëpasnjëshme.

Vendasit kërkojnë pikët e reja për t’i ikur fundit, derisa në anën tjetër Gjilani kërkon këndelljen që mos të mbetet mbrapa luftës për titull të kampionit.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Llapi do të pres Dukagjinin me dy skuadrat që kanë objektiva krejtësisht të kundërta, me vendasit që duan Evropën dhe mysafirët që po kërkojnë t’i shmangën rënies.

Sfida e tretë e ditës së sotme zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli pret Ulpianën.

BKT Superliga e Kosovës, xhiro e 26-të:

Malisheva – Gjilani

Llapi – Dukagjini

Feronikeli – Ulpiana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shpallur rezultatet…