Supermakina e bukuroshes ruse me “swarovski”
11 prill 2019
| 15:56
Modelja ruse, Daria Radionova njihet për pasionin e saj për makinat. Bukuroshja i ka habitur të gjithë me ndryshimin spektakolar që i ka bërë makinës së saj. Ajo e ka mbuluar ‘Lamborghinin’ me dy milionë Swarovski.
Radionova e promovoi veturën e saj të re me kristale në Londër, duke e çuar atë në “Knightsbridge” për t’ua treguar njerëzve.
Ekipi kaloi 700 orë për dy muaj, duke vendosur të gjitha kristalet në makinë. Daria u bë e njohur për publikun nga Instagrami.
https://www.instagram.com/p/Bv9X5YlljWo/?utm_source=ig_web_copy_link