“Superman”: Qeni im më ka shpëtuar shëndetin mendor

07 dhjetor 2021 | 11:57

Ylli i “Superman”, Henry Cavill, ka zbuluar se jo të gjithë heronjtë mbajnë pelerina, disa vetëm kanë putra me gëzof.

Aktori britanik, i njohur më së shumti për portretizimin e personazhit të DC Comics në DC Extended Universe, ka vlerësuar qenin e tij për ruajtjen e shëndetit të tij mendor.

Cavill u shfaq së bashku me qenin e tij, Kal, në “Lorraine”, të hënën, për të promovuar sezonin e dytë të serisë së tij “The Witcher” në Netflix, që do të jepet premierë më 17 dhjetor, ku edhe tregoi se sa i rëndësishëm ishte Kal për të.

“Ai është me të vërtetë miku im më i mirë. Ne shkojmë kudo së bashku. Ai është 8 vjeç tani dhe ai ka ruajtur shëndetin tim emocional dhe psikologjik shumë herë”, ka thënë aktori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, ka…