Supermarket suedeze Coop u mbyllën për shkak të një sulmi kibernetik “kolosal”
Rreth 500 dyqane të supermarketeve Coop në Suedi janë detyruar të mbyllen për shkak të një sulmi kibernetik “kolosal” të vazhdueshëm që prek organizatat në të gjithë botën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Coop Sweden thotë se mbylli më shumë se gjysmën e 800 dyqaneve të saj të premten pasi pikat e shitjes dhe kasat e vetë-shërbimit ndaluan punën.
Supermarketi nuk ishte vetë në shënjestër të hakerave – por është një nga një numër në rritje i organizatave të prekura nga një sulm ndaj një furnizuesi të madh softuerësh që kompania përdor indirekt.
Studiuesit kibernetikë thonë se rreth 200 biznese janë goditur nga ky sulm “kolosal”, i cili kishte prekur kryesisht SHBA-të.
Firma e sigurisë kibernetike Huntress Labs tha se sulmi shënjestroi kompaninë me bazë në Florida, Kaseya përpara se të përhapet nëpër rrjetet e korporatave që përdorin programin e saj.
Kaseya tha në një deklaratë në faqen e saj të internetit se po hetonte një “sulm të mundshëm”.
Një zëdhënëse e Coop Sweden i tha BBC: “Së pari kemi vërejtur probleme në një numër të vogël dyqanesh të premten në mbrëmje rreth orës 6:30 pasdite, kështu që i mbyllëm ato dyqane herët. Pastaj brenda natës kuptuam se ishte shumë më e madhe dhe morëm vendimin për të mos hapur shumicën e dyqaneve tona këtë mëngjes në mënyrë që ekipet tona të mund të punojnë se si ta rregullojnë atë”. /Telegrafi/