Supermarketet amerikane duken ndryshe në Kinë
23 gusht 2019
| 12:35
Walmart është marka më e njohur e supermarketeve në ShBA. Jo një, por disa prej pronarëve të Walmart renditen mes 100 më të pasurve në botë. Kompania njihet për çmime më të lira në krahasim me markat e tjera, si dhe për numrin më të lartë të supermarketeve që kanë hapur. Ata janë zgjeruar në shumë vende por, megjithatë, në Kinë duken më ndryshe, pasi janë përshtatur me tregun vendës.