Supermodelja do padisë mjekët: Më kanë deformuar përgjithmonë “Jam shpërfytyruar brutalisht”
Linda Evangelista pretendon se “është shpërfytyruar brutalisht” pas një procedure kozmetike. Në këtë mënyrë, supermodelja ka shpjeguar për fansat mungesën e saj të gjatë nga qendra e vëmendjes.
Në një deklaratë të shpërndarë në “Instagram”, ikona e viteve ’90, shkruante se ajo ishte “deformuar përgjithmonë” për shkak të një efekti të rrallë anësor nga një procedurë estetike.
Sipas 56-vjeçares, ajo i ishte nënshtruar një procedure të quajtur CoolSculpting, për të “zvogëluar” qelizat e saj yndyrore. Por në vend të kësaj procedure dyshohet se i “ka rritur” ato.
Linda këmbëngul se askush nuk e kishte paralajmëruar më para rreth këtij rreziku.
“Sot hodha një hap të madh drejt ndreqjes së një gabimi që kam vuajtur dhe e kam mbajtur për vete për më shumë se pesë vite… Për ndjekësit e mi që më kanë pyetur pse nuk kam punuar, teksa karriera e bashkëmoshatareve të mia po lulëzon, arsyeja është se unë u shpërfytyrova brutalisht nga një procedurë që bëri të kundërtën e asaj që premtonte”, shkruante 56-vjeçarja në postimin e saj, e cila tregon se do të padisë mjekët që nuk e kishin paralajmëruar për efektet anësore.
Supermodelja gjithashtu tregon se ndihet e lodhur nga mënyra se si po jeton tani, pasi nuk del dot jashtë njësoj si para se të bënte procedurën kozmetike.