Supermodeluesja i jep fund lidhjes dhjetëvjeçare
19 mars 2018
| 10:56
Modeluesja e “Victoria Secret”-it, Alessandra Ambrosio, i ka dhënë fund lidhjes dhjetëvjeçare me të fejuarin e saj, Jamie Mazur.
“Us Weekly” raporton se supermodeluesja dhe biznesmeni i kanë dhënë fund lidhjes, por ende nuk dihen shkaqet që e çuan çiftin në këtë vendim drastik.
Alessandra Ambrosio dhe i fejuari i saj kanë dy fëmijë, Anja, 9-vjeçare dhe Noah, 5-vjeçar.