Supermodeluesja kundër Donald Trumpit
27 mars 2018
| 11:49
Që nga koha kur u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është përballur me kritika të shumta.
Kritikave për politikat e ndjekura të Trumpit i janë bashkuar figura të njohura, të cilat kanë ndikim të jashtëzakonshëm tek të rinjtë e ShBA. Supermodeluesja Kendall Jenner iu bashkua marshit kundër dhunës me armë me sloganin “Marshojmë për jetët tona”.
Ajo çfarë ra në sy ishte xhaketa e veshur nga supermodeluesja, pas së cilës ishte fotografia e Trumpit me mbishkrimin: “Zot na ruaj, ai nuk është presidenti im”.