‘Superpuna’, ekzekutohen pagesat për afro 2 mijë punëtorë
Platforma qeveritare “Superpuna” ka njoftuar se është bërë ekzekutimi i pagesës për afro 2 000 punëtorët e angazhuar përmes “superpuna” gjatë muajve shkurt dhe mars.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, “Superpuna” ka bërë me dije se bizneset që angazhojnë punëtorë përmes “superpuna” duhet të kalojnë verifikimet si në vijim:
Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK),
Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njëjtë apo më të lartë sesa në shpalljen në “superpuna”;
Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së.
Rikujtojmë që subvencionimi nga qeveria bëhet me një muaj diferencë, ngase deklarimi i punëtorëve në ATK bëhet deri më datë 15 të muajit vijues të angazhimit. Pra, për punëtorët e angazhuar në muajin prill, deklarimi në ATK bëhet deri më 15 maj.
Për bizneset dhe punëkërkuesit e interesuar, regjistrimi në “superpuna” bëhet përmes vegëzës në vijim: https://superpuna.rks-gov.net