
Supremja e refuzon ankesën e PDAK-LpB, i hapet rrugë KQZ-së t’i shpallë rezultatet përfundimtare
13 mars 2025
| 15:51
Gjykata Supreme i ka hapur rrugë KQZ-së që të shpallë rezultatet përfundimtare.
Supremja e ka refuzuar si të “pathemeltë” ankesën e PDAK- LpB kundër vendimit të PZAP-it për votimin me postë.
Në arsyetim është thënë se kjo ankesë ishte e pasafatshme. Pasi Supremja ka vendosur për të gjitha 43 ankesat që i ka pasur nën shqyrtim: 20 janë refuzuar, 11 janë hedhur si të palejuara, 9 janë pranuar dhe 3 janë pranuar pjesërisht.