Supremja në Hagë rrëzon kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë rreth paraburgimit
10 shtator 2024
| 11:46
Kërkesa e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë për paraburgimin në Gjykatën Speciale, është rrëzuar.
Vendimin e ka marrë Gjykata Supreme e Speciales.
“Më 9 shtator 2024, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë prej gjykatësve Ekaterina Trendafilova (kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, hodhi poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim. Paneli konstatoi se nuk është bërë shkelje thelbësore e procedurave nga ana e gjykatëses së procedurës paraprake e cila fillimisht urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të të akuzuarit, dhe panelit të Gjykatës së Apelit i cili e konfirmoi vendimin”, ka njoftuar Specialja.