Supremja refuzon ankesën e tre kandidatëve të LV-së për votat nga Serbia

14 nëntor 2019 | 15:15

Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur që 3 mijë e 782 pako me fletëvotime të ardhura nga Serbia të mos jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit, duke refuzuar kështu ankesën e tre kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Supremja së shpejti pritet të dalë me komunikatë për këtë çështje.

Gjithashtu edhe ankesa e Nenad Rashiqit që ka pasur të bëjë për të njëjtat vota është vlerësuar si e pasafatshme.

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i kontaktuar nga gazeta “Epoka e re”, ka thënë se janë në pritje që Gjykata Supreme të dalë sot me vendim, i cili sipas tij do të konfirmojë vendimin e PZAP-it, që votat e ardhura nga Serbia të mos përfshihen në rezultatin zgjedhor të 6 tetorit.

“Presim që Gjykata Supreme të dalë sot me vendim. Vendimi i Supremes presim që ta konfirmojë vendimin e PZAP-it”, ka thënë Sherifi.

Koalicioni Nisma-AKR-PD, pritet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës me 6 deputetë.

AKR-ja pritet t’i ketë dy deputetë, kurse Nisma katër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një oficer policie Bolivian thotë se jeta e tij u…