Supremja refuzon në tërësi ankesën e Nismës
29 janar 2021
| 15:54
Gjykata Supreme nuk ia ka pranuar ankesën Nismës Socialdemokrate për certifikimin e kandidatëve për deputetë.
Sipas njoftimit, 12 kandidatëve për deputetë nga kjo parti, nuk u lejohet gara në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Nisma, është refuzuar si e pabazuar nga kolegji i Gjykatës Supreme”, është thënë në njoftimin e Supremes.
Gjithashtu, Gjykata Supreme ia ka refuzuar ankesat e ushtruar nga subjekti politik Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), dhe subjekti politik Nova Demokratska Stranka (NDS).