
Supremja rrëzon ankesën e Vetëvendosjes për rezultatin e zgjedhjeve, hapet rruga për certifikimin e tyre
26 mars 2025
| 16:03
Gjykata Supreme e Kosovës, instanca më e lartë e gjyqësorit ka refuzuar ankesën e Vetëvendosjes ndaj PZAP-së, për rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja.
Supremja ka mbështetur tërësisht vendimin e PZAP-it.
“Nga gjendja si më lartë me pretendimet ankimore, me asnjë provë nuk ka vihet në dyshim gjendja faktike e vërtetuar si më lartë nga ana e organit, vendimi i të cilit është kontestuar, andaj si të pa bazuara vlerësohen pretendimet e ankuesit në ankesë, përkitazi me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike. Nga theksimet si më lartë dhe në bazë të nenit 118 paragraf 4, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, u vendos si në dispozitiv të këtij aktgjykimi”, është thënë në vendimin e Supremes.