Suprizohen ekipet e mëdha në NBA

03 mars 2020 | 12:43

Miami surprizon kryesuesit e Milwaukee, duke fituar me rezultat 105-89, humbja më e thellë e skuadrës së Bucks këtë sezon. Lojë e mirë kolektive e Miamit, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë, ndërkohë që 47 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Një ndeshje “normale” për Antetokounmpo, me 13 pikë e 15 rebound, duke mos dhënë atë që pritej.

Fiton edhe ekipi i Indianas, që mundi me shifrat 116-111 San Antonion, ndeshje me rivalitet dhe emocione në fund. Brogdon me 26 pikë e Warren me 23 bënë diferencën për Indianan në këtë sfidë.

Në sekondat e fundit humbet edhe Houstoni, që u mposht me rezultat 125-123 nga New York. Ndeshje e dominuar nga vendasit, që u shkëputën deri në 20 pikë (Barrett 27 pikë shënuesi më i mirë), ndërkohë që 59 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Në kahun tjetër, Harden e Westbrook realizuan 59 pikë së bashku, por që mbetën për statistikë.

Skuadra e Utah Jazz, falë 28 pikëve të Bogdanovic mundi 126-113 Cleveland, ndërsa Memphis triumfoi 127-88 ndaj Atlanta, ndeshje ku 9 lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 10 pikë. /telesport/

Rezultatet

Cleveland – Utah Jazz    113-126
New York – Houston      125-123
Orlando – Portland         107-130
Atlanta – Memphis         88-127
Miami – Milwaukee        105-89
Chicago – Dallas              109-107
San Antonio – Indiana   111-116

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rreth katër orë bisedimesh të cilat përfunduan para orës…