Surdulli i PDK-së kërkon zbardhjen e rrethanave të vdekjes se preshevarit Besnik Osmani

06 maj 2020 | 14:52

Asamblisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Shefik Surdulli, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që mos ta lenë anash hetimin për vdekjen e dyshimit të preshevarit Besnik Osmani, i cili është gjetur i vdekur para disa ditësh në territorin e Republikës së Kosovës.

“Vdekja e tij e cilësuar si e dyshimtë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, më jep të drejtën morale si qytetar e bashkëkombës, aq më parë si përfaqësues i qytetarëve të komunës së Gjilanit, të kërkoj nga institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, hetime për zbardhjen e rasti në tërësi, të rrethanave të vdekjes se Besnik Osmanit”, ka shkruar Surdulli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Surdullit:

Mos e leni anash vdekjen e dyshimtë të preshevarit Besnik Osmani, gjetur në territorin e Kosovës!

Një ditë më vonë, pas vdekjes tragjike të të riut Agon Musliu, qytetarët e Gjilanit dhe ata të Preshevës, përjetuan një tjetër lajm të kobshëm e pikëllues: gjetja e trupit te pa jetë të Besnik Osmanit, bashkëkombës yni nga Presheva, në territorin e Komunës së Gjilanit.

Besniku ishte zhdukur që nga 24 marsi i këtij viti, kur kishte tentuar të kthehej nga Kosova në vendlidjen e tij në Preshevë.

Sipas lajmeve të atëhershme në mediet tona, atij iu kishte ndaluar kthimi në Preshevë, në pikën kufitare mes Kosovës e Serbisë, në Muqibabë, me pretekstin e masave të pandemisë të Covid 19, dhe se, në përpjekje për të gjetur rrugë tjera për tu kthyer te familja e tij në Preshevë, Besnikut i humbet çdo gjurmë.

Vdekja e tij e cilësuar si e dyshimtë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, më jep të drejtën morale si qytetar e bashkëkombës, aq më parë si përfaqësues i qytetarëve të komunës së Gjilanit, të kërkoj nga institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, hetime për zbardhjen e rasti në tërësi, të rrethanave të vdekjes se Besnik Osmanit.

Besnik Osmani, ishte nga ata djemtë e shumtë që iu bashkua luftës për çlirimin e Kosovës Lindore.

Duke bashkëndjerë me familjen Osmani dhe bashkëkombësit luginas, atyre u shprehi ngushëllimet e mia të sinqerta për vdekjen e më të dashurit të tyre, Besnik Osmani!  (L.G: ‘Epoka e re’)

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10207155890571764&set=a.1377189285916&type=3&theater

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Adele, i ka habitur të gjithë me…