Surpriza e madhe e Apple vjen me 12 shtator
30 gusht 2018
| 22:34
Apple Incorporation pritet t’i prezantojë produktet e saj më të fundit më 12 shtator të këtij viti në Teatrin “Steve Jobs” që ndodhet në kampusin Cupertino të Kalifornisë.
Gjiganti amerikan është duke u përgatitur që të lansojë tre telefona të mençur gjatë këtij viti, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Një ndër produktet surprizë do të jetë edhe iPhone më ekranin më të madh deri më tash, një pajisje që mund të ketë një ekran më të madh sesa të Samsungut, ka njoftuar Bloomerang.