Surpriza e Rita Orës në Javën e Modës në Paris, bamirësi për Kosovën

02 tetor 2019 | 11:00

E veshur me të kuqe nga koka te këmbët, Rita Ora është shfaqur në “showroom”-in e Escada për ta festuar bashkëpunimin e saj më të fundit me firmën gjermane.

Kjo ka qenë surpriza e këngëtares 28-vjeçare në Javën e Modës në Paris, madje ajo zgjodhi shoqatën e bamirësisë “Women for Women International” për të dhuruar një përqindje të shitjeve të një modeli çante për Kosovën.

“Koleksioni im kapsulë është dizajnuar për femrat që e dinë edhe fuqinë e gardërobës edhe të zërit të tyre”, ka thënë Rita për linjën me 21 rroba e aksesorë pëe femra që u lansua të martën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqja e ngushtë e Khloe Kardashianit, Malika Haqq, është shtatzënë…