Surpriza në NBA, humbasin Milwaukee dhe Bostoni

09 janar 2024 | 10:31

Bostoni ka pësuar humbje me rezultat 133-131 ndaj Indianas në një përballje mes ekipeve rivale në Konferencën e Lindjes. Gjithsesi, Celtics ruajnë kreun e renditjes në këtë kah të NBA. Brown realizoi 40 pikë për Bostonin por që s’mjaftuan, ndërsa për Indianan 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Mathurin me 26 pikë më i miri).

Clippersat rikthehen te fitorja pas humbjes në derbi, duke mposhtur me shifrat 138-111 Phoenixin. Vendimtar ishte stoli i Clippersave, nga ku erdhën 44 pikë, ndërsa 30 pikët e Durant mbetën për statistikë. Pas kohës shtesë fiton Chicago, që mundi Charlotte (119-112), sfidë ku u ndallua Coby White me 27 pikë.

Befason skuadra e Utah Jazz, që fitoi në fushën e Milwaukee (132-116). Pesë lojtarë për miqtë realizuan mbi 19 pikë, duke e bërë të pavlefshme “triple double” të Antetokounmpo (25 pikë, 10 rebound, 11 asistime). Fiton Miami, që mundi 120-113 Houston, ndeshje ku u dallua Tyler Herro me 28 pikë.

Rezultatet

Charlotte – Chicago                    112-119
Indiana – Boston                        133-131
Washington – Oklahoma         128-136
Miami – Houston                      120-113
Milwaukee – Utah Jazz             116-132
Clippers – Phoenix                     138-111

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas pushimit dimëror në Dhomat e Specializuara të Kosovës sot…