Surpriza për Aurelin dhe Alesjonin që shpëtuan nga tërmeti, takohen me Ronaldon dhe Buffonin (Video)

06 dhjetor 2019 | 20:31

Aureli dhe Alesjoni janë dy fëmijë që janë hedhur nga pallati i tyre dhe i kanë shpëtuar tërmetit në Thumanë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” një video nga takimi që dy fëmijët shqiptarë kanë pasur me Buffonin dhe Ronaldon.

Të dy kanë marrë fanellat e yjeve të Juventusit, të nënshkruara.

“Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/431045421178783/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka thënë se…