Surroi: Inteligjenca perëndimore paralajmëroi Kosovën për 200 persona që po trajnohen në Serbi për ‘trazira’

24 shtator 2023 | 14:17

Publicisti Veton Surroi,  ka reaguar për ngjarjet e fundit në vend ku pjesëtarë të armatosur rëndë të një formacioni ushtarak që ka vrarë një polic kosovar dhe ka plagosur dy të tjerë.

Ai ka thënë se “burimet perëndimore të inteligjencës në javët e kaluara kanë paralajmëruar Rrepublikën e Kosovës dhe autoritetet ndërkombëtare se 200 persona janë trajnuar në një garnizon të operacioneve speciale në Serbi për ‘trazira në Kosovë’”.

Reagimi i Surroit në “Facebook”:

  • Një njësit paraushtarak prej 30 personash me veshje dhe armë të stilit Wagner filloi sulmin rreth manastirit të Banjskës, duke vrarë një polic të Kosovës.
  • Burimet perëndimore të inteligjencës në javët e kaluara kanë paralajmëruar RKS-në dhe autoritetet ndërkombëtare se 200 persona janë trajnuar në një garnizon të operacioneve speciale në Serbi për “trazira në Kosovë”.
  • Sulmuesit e maskuar dhe të armatosur janë të rrethuar nga policia e RKS-së ndërsa sipas KOS-it ata vetë janë duke i rrethuar pelegrinët nga Novi Sadi në fakt duke i bërë pengje të mundshëm.
  • Rezultati optimal: pengjet e mundshme duhet të lirohen, njësiti paraushtarak duhet të dorëzohet.
  • Një vit më parë, Franca dhe Gjermania i ofruan një marrëveshje normalizimi Kosovës dhe Serbisë. Kosova ofroi ta nënshkruante, Serbia refuzoi, BE shpalli sukses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në “Premier League”…