Suspendimi i certifikatës së ‘Klan Kosovës’, Kusari: Qeveria vazhdon luftën për mbylljen e televizionit

22 qershor 2023 | 16:23

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reagua ndaj vendit për të suspenduar përsëri certifikata e biznesit të “Klan Kosovës”.

Ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke e vazhduar luftën speciale në përpjekje të dështuar dhe të turpshme për mbylljen e televizionit nacional “Klan Kosova”.

“Qeveria e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje vazhdojnë luftën speciale në përpjekje të dështuar dhe të turpshme për mbylljen e televizionit nacional Klan Kosova. Sot ARBK-ja paska anuluar vendimin për anulimin e vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit Klan Kosova. Vendimi është politik, duket si dokument i hetuesisë, ka bazë të gabuar ligjore, nuk ka arsyetim ligjor por vetëm politik dhe si i tillë duhet të kundërshtohet fuqishëm”, ka shkruar Kusari në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur që Ministria e…