Suspendohen dy zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë

05 janar 2021 | 13:40

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19:00 në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, në shenje pakënaqësie me vendimin e gjykatës, dy të burgosur kanë dëmtuar grilën dhe dritaren dhomës, pastaj kanë arritur të ngjitën lart mbi kulmin e qendrës.

Sipas ShKK-së, ankesa e tyre kryesore ka qenë se janë të pakënaqur me gjykatën, me ç`rast kanë kërkuar të bisedojnë me prokurorin, dhe pas bisedës me të në prezencë të policisë dhe zëvendësdrejtorit të përgjegjshëm të ShKK-së, Rasim Selmani, të njëjtit janë pajtuar të zbresin poshtë.

Për shkak të këtij rasti, ShKK-ja ka suspenduar dy zyrtarë korrektues dhe deri te ky vendim është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.

Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu si shumë personazhe të famshëm, edhe Chloe Ferry është…