Suspendohen gjashtë zyrtarë policorë, kjo është arsyeja

26 gusht 2020 | 12:50

Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka bërë me dije se ka suspenduar 6 zyrtarë policorë.

Përmes një njoftimi për media, Inspektorati Policor i Kosovës ka treguar se kjo ka ndodhur për shkak të dyshimit se këta zyrtarë policorë kanë dështuar të reagojnë bazuar në autorizimet e tyre për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publik.

Në mesin e të suspenduarve është edhe një zyrtar policor me gradën e kapitenit

 

Njoftimi i plotë i Inspektoratit Policorë:

Zyrtarët e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut kanë reaguar dje në orët e pasdites një rast të rrahjes në mes pesë personave të dyshuar në rrugën “Mbreti Petër”. Të dyshuarit e përfshirë në këtë incident janë shoqëruar në stacionin policor si dhe të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor.

Sidoqoftë, ekziston dyshimi se disa zyrtarë policorë kanë dështuar të reagojnë bazuar në autorizimet e tyre për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe nuk kanë reaguar në nivelin e duhur profesional në këtë incident .

Bazuar në këtë, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka suspenduar 6 zyrtarë policorë (në mesin e tyre edhe një zyrtar policor me gradën e kapitenit ).

Lidhur me rastin është i njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Hetuesit e IPK-së në përputhje me autorizimet ligjore dhe fushëveprimin e Inspektoratit Policor kanë filluar një procedurë hetimore preliminare në koordinim edhe me prokurorinë kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kudusi LAMA Në pikën 36 shpreheni: “Në realitet, veprimtaritë…