Suspendohen tre zyrtarë policorë në Pejë, nuk respektuan masat anti-Covid

13 dhjetor 2020 | 12:53

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka suspenduar dy zyrtarë policorë në Pejë, pasi të njëjtit janë parë duke frekuentuar një kafene pas orës 19:00 kështu duke shkelur rregullat anti-Covid.

Rastin për “klankosova.tv” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Pas publikimit të një qytetari, policët nuk e kanë respektuar orarin anti-Covid dhe ndaj të njëjtëve me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, është marr vendimi për suspendim. Vlen të ceket se policët e suspenduar janë praktikantë”, ka thënë Rugova, duke shtuar se është suspenduar edhe mbikëqyrësi i tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të pakënaqësive në paga, dy infermierë kanë hyrë…