Suspendohet drejtori i sekretariatit të KPK-së
02 mars 2021
| 16:59
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) pas fillimit të procedurës penale ndaj drejtorit të sekretariatit, Lavdim Krasniqi, me dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, ka marrë vendim për suspendimin e të njëjtit me pagesë 50 për qind të pagës deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata kompetente.
Po ashtu, sot sekretariati i KPK-së ka marrë vendim për suspendimin e një zyrtareje të sekretariatit, si e dyshuar për veprën penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.
KPK-ja ka njoftuar se ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të sekretariatit, Valdrin Krasniqi, udhëheqës i Zyrës Ligjore.