Suspendohet Joshua
30 shtator 2024
| 15:05
Anthony Joshua është suspenduar për 28 ditë nga boksi. Kjo pas humbjes së tij brutale nga Daniel Dubois javën e kaluar. Largimi i përkohshëm u bë sipas protokollit, raporton “Daily Mail”.
Boksieri britanik gjatë ndeshjes me kundërshtarin 27-vjeçar u eliminua në raundin e pestë në “Wembley” para 96 mijë tifozëve. Dubois ruajti titullin e tij në peshën e rëndë IBF me fitore mbresëlënëse, duke rrëzuar katër herë kundërshtarin e tij. Suspendimi i përkohshëm nuk ka gjasa të pengojë Joshuan duke pasur parasysh se kundërshtari i tij i ardhshëm nuk është caktuar ende pasi ai këmbënguli se do të vazhdojë të boksojë.