Suspendohet kryeshefi i “Infrakosi”-it, Agron Thaçi
Bordi i Drejtorëve të Infrakosit, përmes një komunikate për media kanë njoftuar se kanë suspenduar përkohësisht nga detyra kryeshefin e kompanisë, Agron Thaçin.
Sipas këtij njoftimi, ky vendim është marrë dje në një mbledhje të jashtëzakonshme të bordit, ku është diskutuar për aktakuzën ndaj Thaçit.
“Me anë të kësaj komunikate njoftojmë të gjitha mediet e shkruara dhe elektronike se me datën 07.04.2020 Bordi i Drejtorëve i Infrakos Sh.A pas një mbledhje të jashtëzakonshme ka suspenduar përkohësisht z. Agron Thaçin nga pozita e ë Kryeshefit Ekzekutiv të NP-së Infrastruktura e Hekurudhave e Kosovës INFRAKOS SH.A. Në këtë takim të Bordi me të vetmen rend të ditës ka diskutuar ngritjen e aktakuzës nga prokuroria themelore në Prizren qe i është bërë të njëjtit. Bordi ka vlerësuar se në asnjë moment nuk vihet në dyshim fajësia për punë menaxheriale të KE-së, por masa e ndërmarrë ka për qellim ruajtjen e standardeve të larta të Qeverisjes korporatave të NP-së Infrakos “Sh.A”, thuhet në njoftim.