Suspendohet llogaria e gazetarit Vehbi Kajtazi në ‘Facebook’

14 janar 2025 | 13:52

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka bërë me dije se është suspenduar llogaria në “Facebook” e gazetarit dhe themeluesit të portalit “Paparaci”, Vehbi Kajtazi.

AGK-ja ka thënë se sipas Kajtazit, ky suspendim vjen si pasojë e raportimeve të vazhdueshme të bëra ndaj postimeve të tij që lidhen me zgjedhjet e 9 shkurtit dhe veprimeve të shumta nga llogari të automatizuara (bots) që e kanë “ngacmuar dhe shqetësuar në platformën e tij para dhe gjatë fushatës zgjedhore”.

“AGK-ja rikujton rëndësinë e garantimit të lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së gazetarëve nga çfarëdo forme e ndërhyrjes apo pengimit në punën e tyre. Njëherit bëjmë thirrje që të mos cenohet në asnjë mënyrë puna e gazetarëve”, është thënë në reagimin e AGK-së.

Më tutje, AGK-ja ka inkurajuar institucionet dhe platformat digjitale që të bashkëpunojnë për të parandaluar sulmet dhe ndërhyrjet që cenojnë gazetarinë e lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë…