Suspendohet nga puna inspektori tatimor

10 mars 2020 | 16:38

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se, bazuar në informatat e pranuara nga organet kompetente dhe duke u mbështetur në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK, për inspektorin tatimor S. S. i cili është arrestuar nën dyshimet se ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar si dhe ka marrë ryshfet.

Rasti në fjalë nga Divizioni i Standardeve Profesionale i ATK-së është dërguar në Drejtorinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Policinë e Kosovës më 11. 12. 2019.

Menaxhmenti i ATK-së ka siguruar opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës.

ATK falënderon mediat, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen në luftimin e dukurive negative.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka…