Suspendohet nga puna mësimdhënësi, dyshohet për dhunimin e nxënëses në Drenas
06 shkurt 2019
| 16:00
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me dije se është suspenduar nga puna profesori i lëndës TIK, Sh.Xh. i cili ushtronte profesionin e tij në gjimnazin ”Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Drenas.
Ai ka thënë se ky vendim është marrë në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të kësaj komune.
Ky mësimdhënës dyshohet se ka dhunuar një nxënëse në Drenas.