Suspendohet polici që dyshohet se mundësoi vjedhjen e arkës në AUV

23 tetor 2020 | 11:43

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor, i cili dyshohet se mundësoi vjedhjen e arkës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, raporton “Epoka e re”.

Përmes një komunikatë për  medie, IPK-ja ka bërë me dije se ai po dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të besimit” gjatë angazhimit të tij në punë sekondare në objektin e AUV-it.

Njoftimi i plotë i IPK-së:

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor  me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorim të besimit” gjatë angazhimit të tij në punë sekondare në objektin e AUV-it.

Hetuesit e IPK-së i kishin pranuar informacionet e para lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës  (për rastin e vjedhjes në objektin e AUV-it), ku sipas marrëveshjes  së përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë, zyrtarët policorë në punë sekondare bëjnë sigurimin e objektit në fjalë.

Dyshimet e para nga hetuesit e IPK-së janë se zyrtari policor nuk ka treguar nivelin e duhur të profesionalizmit dhe vigjilencës në raport me detyrat për të cilat kanë qenë të caktuara për të.

Zyrtari policor (tashmë i suspenduar) që ka qenë me detyrë në punë sekondare datën kur ka ndodhur incidenti në objektin e AUV-it, është duke u hetuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorim i besimit”.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në takim përfaqësuesit…