Suspendohet shefi i Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe një vartës i tij
09 janar 2019
| 23:57
Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar sot për shkak të “tejkalimit të autorizimeve”.
Burime të “Kallxo.com”, kanë konfirmuar suspendimin e shefit të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe të një pjesëtari të kësaj Njësie të Policisë.
Sipas burimeve, zyrtarët e Policisë janë suspenduar pasi dyshohet se gjatë ndalimit të një veture me targa diplomatike CD i kanë tejkaluar autorizimet.
Oficerët e NjRSh-së janë suspenduar për 48 orë.