Susuri: Kjo është arsyeja për ndalimin e shetitjes një ditore të nxënësve në Prizren gjatë ditës së djeshme

23 dhjetor 2018 | 13:56

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren përmes drejtorit të saj, Skender Susuri ka dalë me një sqarim publik lidhur me ndalimin e organizimit të paligjshëm të shëtitjes një ditore të nxënësve të disa shkollave në Prizren gjatë ditës së djeshme.

Susuri në reagimin e tij, e ka quajtur ta paligjshëm shetitjen një ditore, të organizuar pa lejen e drejtorëve të shkollave dhe lejen e DKA-së, prandaj edhe kanë kërkuar bashkëpunimin e Policisë së Kosovës për ta parandaluar këtë shëtitje, transmeton 04 Online.

Sqarimi i plotë i DKA-së:

Drejtoria Komunale e Arsimit

Për:

  1. Komunitetin e nxënësve
  2. Komunitetin e prindërve
  3. Komunitetin e mësimdhënësve
  4. Qytetarët e Komunës së Prizrenit

Nuk është ndaluar “ekskursioni i nxënësve” por aktiviteti i jashtëligjshëm i datës 22 dhjetor 2018.

Ditën e shtunë më datë 22 dhjetor 2018, ka patur një organizim të jashtëliqshëm, të planifikuar nga një numër i nxënësve të shkollave të mesme të larta të Komunës së Prizrenit, të manipuluar nga individ dhe grupe përfituesish / abuzuesish me qëllime thellësisht materialiste dhe të dëmshme për sigurinë dhe shëndetin e nxënësve. Organizmi ishte planifikuar përmes rrjeteve sociale.

DKA me kohë i ka njoftuar të gjithë drejtorët e shkollave të mesme të larta, për një planifikim të natyrës abuzues dhe të kundërligjshëm, ka shpërndarë lajmërim publik në të gjitha shkollat, se ky organizim nuk do të lejohet. Përkundër lajmërimit publik për mospjesëmarrje në organizime të tilla të jashtëligjshme dhe abuzuese, ditën në fjalë në stacionin e autobusëve në Prizren, janë tubuar një numër i konsiderueshëm i nxënësve dhe të rinjve të tjerë, të cilët insistonin të niseshin në formë të organizuar, me autobus, drejtë Brezovicës, vendit ku ishte planifikuar organizimi, ku nuk do duhej të ishin  fëmijët dhe nxënësit e shkollave, për shumë arsye (vendi ku konsumohet alkooli dhe gjëra të tjera të rrezikshme për shëndetin e tyre);

Policia e Kosovës, në mbështetje të kërkesës së DKA-së, për ndalim të këtij organizimi të jashtëligjshëm e pamundësoj një organizim të till. Nuk është ndaluar  një “ekskursion i nxënësve”, siç shkruhet në disa media elektronike (me qëllim apo pa qëllim) por është ndaluar një organizim i paligjshëm dhe i rrezikshëm për sigurin dhe shëndetin e fëmijëve/nxënësve.

DKA e mbështetur nga Policia e Kosovës edhe në të ardhmen do të pamundësoj çdo organizim të  jashtëligjshëm dhe të rrezikshëm për sigurinë dhe shëndetin e nxënësve. Qytetarët e Prizrenit, në veçanti prindërit, duhet të jenë të informuar në kohë reale dhe drejtë për të gjitha vendimmarrjet e DKA-së dhe të Policisë së Kosovës, në parandalimin e organizimeve të tilla joligjore dhe abuzuese dhe ti mbështesin të njëjtat. Ky organizim nuk ka patur as karakter human, siç pretendojnë disa nga abuzuesit në media, sepse i njejti organizim, me të njëjtin format, ka ndodhur edhe viteve të tjera (për disa vite), por nuk ka patur një reagim institucional në parandalim e tij.

Organizimet jashtëshkollore planifikohen dhe organizohen në bazë të Udhëzimit Administrativ të MAShT-it nr.02/2016 dhe kanë qëllimin edukativ, arsimor dhe rekreativ. Për çdo organizim jashtëshkollor nevoitet pëlqimi parapark i drejtorit të shkollës përkatëse dhe prindërve (përmes mbledhjes me prindër dhe nënshkrimeve të tyre) dhe njoftimi për DKA.

Drejtori,

Skender Susuri

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka kritikuar ekipin negociatar…