Suu Kyi hedh poshtë pretendimet për gjenocid
Udhëheqësja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, ka mbrojtur vendin e saj kundër akuzave për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Laureatja e çmimit Nobel për Paqe iu përgjigj pretendimeve se Mianmari (ish-Burma) kreu mizori kundër myslimanëve Rohingya.
Në fjalën e saj, ajo e quajti çështjen kundër Mianmarit si “të paplotë dhe të pasaktë”.
Mijëra Rohingya u vranë dhe më shumë se 700 000 u larguan në Bangladeshin fqinjë, gjatë një sulmi të ushtrisë së Mianmarit me shumicë budiste më 2017.
Mianmari gjithmonë ka këmbëngulur se po merrej me një kërcënim nga ekstremistët në shtetin Rakhine dhe zonja Suu Kyi e mbrojti atë qëndrim, duke e përshkruar dhunën si një “konflikt të armatosur të brendshëm” të shkaktuar nga sulmet e militantëve Rohingya.
Duke pranuar që ushtria e Mianmar mund të kishte përdorur ndonjëherë forcë të tepruar, ajo tha se nëse ushtarët do të kishin kryer krime lufte “ata do të ndiqen penalisht”.
Zonja Suu Kyi dikur konsiderohej si një kampione e demokracisë. Ajo ka qenë drejtuese de fakto e Mianmarit që nga prilli i vitit 2016, para se të fillonte gjenocidi i supozuar. /Rel/