Suzana Ujkiç vazhdon kontratën me KHF Istogu
03 korrik 2020
| 15:11
KHF Istogu ka njoftuar se hendbollistja Suzana Ujkiç ka vazhduar kontratën edhe për një vit.
Skuadra e Istogut e vlerëson si lajm shumë të mirë rinovimin e kontratës me Ujkiçin, pasi ajo është ndër hendbollistet më të dalluara në tri vitet e fundit.
“Për mua siç e kam cekur gjithmonë do jetë edhe këtë herë nder dhe kënaqësi që do jem pjesë e KHF Istogu edhe për një vit tjetër. Klubi sigurisht që do të përforcohet me disa hendbolliste kualitative dhe pres që në sezonin e ardhshëm ta kthejmë titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës përsëri në Istog. Të angazhohemi siç jemi angazhuar deri më tani dhe mos t’i ndalemi punës, sepse me punë dhe përkushtim të madh së bashku mund ti arrijmë të gjitha”, ka deklaruar Suzana Ujkiç.