Sveçla: 11 vjeçja u shfrytëzua për më shumë se një vit nga shumë persona

09 shtator 2022 | 08:24

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se shfrytëzimi i 11 vjeçes është bërë për më shumë se një vit nga shumë persona.

Sveçla në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se Policia e Kosovës është duke u marrë intensivisht me rastin.

“Ky është një rast jashtzakonisht i rëndë, është duke u hetuar intenzivisht dhe thellë. Tashmë kam kërkuar nga IPK që të bëj hetimet e saj mbi veprimet dhe mosveprimet apo gabimet e pOlicisë së Kosovës në këtë rast. Unë publishkisht zotohem se cilido lëshim icilido pjestari i cili është pjesë ë MB është fajtor me dashje apo pa dashje për këtë rast patjetër që do të ndëshkohet.

Është shfrytëzim i një fëmije tonë për më shumë se një vit dhe prej shumë personave”, tha ai.

Ndër të tjera, Sveçla njoftoi se është i ditur identiteti edhe i njërit person dhe pritet intervenimi i policisë së shpejti.

“Ka indikacione që bëhet fjalë për shumë persona. Policia është duke hetuar për personat shtesë, personat tjerë, nuk do të lëmë gurë pa lëviz për ta zbuluar secili vec e vec e për t’i vënë ata para drejtësisë. Edhe për një dihet pak a shumë identiteti pritet që policia të veprojë shpejt”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë…