Sveçla: 3 arrestime për fajde, 10 për narkotikë dhe 110 kg drogë e konfiskuar në javën që lamë pas

10 nëntor 2024 | 18:31

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka publikuar rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar për javën e kaluar, duke njoftuar për arrestimin e 3 personave për fajde dhe 10 të tjerë për aktivitetet e lidhura me narkotikët, raporton GazetaBlic.

Gjithashtu, ai ka theksuar konfiskimin e mbi 110 kilogramëve substancash narkotike.

Svecla ka lavdëruar angazhimin e Policisë së Kosovës në këtë proces, duke thënë se ky rezultat tregon përpjekjet e vazhdueshme në luftimin e krimit dhe garantimin e sigurisë në vend. Ai ka shtuar se nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze dhe se siguria e qytetarëve dhe e Kosovës mbetet prioritet i qeverisë.

“Angazhimi i Policisë së Kosovës është i palodhshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër. Siguria e qytetarëve tanë është qëllimi ynë kryesor dhe do të vazhdojmë të mbështesim çdo hap që çon në realizimin e këtij qëllimi”, tha Svecla, duke theksuar se kjo është një luftë që do të vazhdojë çdo ditë.

E plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin…