​Sveçla: Aksioni në Kaçanik po vazhdon, ka arrestime të reja

25 prill 2025 | 12:53

Ministri  në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se aksioni i Policisë së Kosovës në Kaçanik është duke vazhduar.

Sveçla ka deklaruar se ka të arrestuar, mirëpo numri i tyre përfundimtar nuk dihet pasi që aksioni është në vazhdim.

Ai thënë se do të luftohet çfarëdolloj ekstremizmi kundër institucioneve të shtetit.

“Tashmë është publike që ka arrestime të reja. Numri përfundimtar ende nuk dihet, për shkak se aksioni është duke vazhduar. Gjitha institucionet ligjzbatuese janë të vendosura që të luftohet çfarëdolloj ekstremizmi apo dhune që dëmton institucionet dhe pjesë e saj, dhe vetë popullin e saj”, ka thënë Sveçla.

Policia e Kosovës ka zhvilluar një tjetër aksion sot në Kaçanik për të goditur rrjetin që dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika mbrëmjen e 1 prillit.

Deri më tani, sipas raportimeve nga mediat janë arrestuar katër persona.

Të arrestuarit janë Elmedin Raka, Fatjon Tusha, Ridvan Axhami dhe Labinot Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla,…