Sveçla: Anëtarësimi në Interpol s’po ndodh për shkak të pengesave politike
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës është treguar e suksesshme në veri të vendit, siç ka thënë pas një kohe të gjatë.
Ai ka premtuar më shumë luftë kundër shkelësve të ligjit.
Sveçla ka deklaruar se numri i rasteve të pazbardhura është minimal, përfshirë edhe pjesë e veriut të vendit.
Në 24-vjetorin e themelimit të këtij Policisë së Kosovës, Sveçla ka folur profesionalizmin e tyre.
“Është mirë që policia e Kosovës pas një kohe të gjatë është jashtëzakonisht e suksesshme në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës kjo tashmë është evidente. Unë jam i bindur që puna e policisë nuk do të ndalet me kaq. Është fal edhe profesionalizmit të njësiteve të cilat ne i vizituam. Numri i rasteve të pa zbuluara është minimale përfshirë edhe atë pjesë të Republikës sonë. Herë do kur do e unë jam i bindur që shumë shpejt secili do të jap llogari për shkeljet, për krimet që ka bërë e që bënë në cilin do cep të Kosovës”, ka thënë ministri Sveçla.
Më tutje, ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Interpol nuk është duke ndodhur për shkak të pengesave politike.