Sveçla bashkë me çiklistë shkojnë në Bërnjak, bëjë homazhe te pllaka e heroit Enver Zymeri
25 maj 2024
| 20:41
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se me ftesë të Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe grupit “Marakli t’Biciklave”, bashkë me ministrin Elbert Krasniqi, zëvendësministren Daulina Osmani e drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, me biçikleta kanë bërë rrugën nga Bërnjaku deri te Tuneli i Mitrovcës.
Sveçla tha se gjatë rrugëtimit mbizotëroi atmosferë sportive, ndërsa bënë homazhe edhe tek pllaka përkujtimore e heroit Enver Zymeri.
“Sakrifica e tij dhe Heroit Afrim Bunjaku dhe angazhimi i gjithë kolegëve të tyre, bënë të mundur që ne të shijojmë këtë akt”, ka shkruar ai.