Sveçla: Bashkë me Shqipërinë jemi të pakapërcyeshëm politikisht dhe ekonomikisht

27 nëntor 2022 | 11:31

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka mbajtur sot fjalim në seancën e përbashkët Kosovë-Shqipëri në 110-vjetorin e pavarësisë, e cila po mbahet në Tiranë.

Ai ka theksuar se tani është koha që hapat tonë të jenë një, që, sipas tij, mbërritja drejt qëllimit të jetë edhe më i shpejt.

“Marrëveshjet mes dy vendeve, kanë nisur të japin efektet e para. Ka një sërë marrëveshjesh për hapjen e pikave të përbashkëta kufitare për lehtësimin e procedurave. Si pasojë e kësaj mase, gjatë verës kalimi i kufirit është bërë pa asnjë procedurë. Kemi eliminuar barrierat burokratike. Po punojmë për forcimin e Kosovës, por të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e rolit të Shqipërisë. Bashkë me Shqipërinë, të pa kapërcyeshëm politikisht dhe ekonomikisht”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Grupit Parlamentar “Për Demokraci dhe Integrim”, Mesila Doda,…