Sveçla: Daka duhet të update-ohet, ta marrë kalendarin e ri
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka reaguar pas konferencës së kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, e cila ka deklaruar se po ndihet e kërcënuar pasi është publikuar lista e emrave të kandidatëve që nuk mund ta kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Sveçla ka shkruar se Daka nuk do ta votojë listën Vetëvendosjes më 14 shkurt.
Sipas tij, ajo nuk bën që preferencën e saj personale ta keqpërdorë si kryetare e KQZ-së.
Ai ka shkruar se kryetarja e KQZ-së duhet të update-ohet dhe ta marrë kalendarin e ri.
Postimi i plotë i zyrtarit të LV-së:
Valdete Daka e ka moshën 60 vjeç, mirëpo ajo është një vit e vjetër. Po mendon që ndodhet në janarin 2020 kur ish presidenti Thaçi i dërgonte letra Albin Kurtit, dhe bënte darkë pune me ish ambasadorin Grenell. Dhe, ndjehet e frikësuar mandej. Mirëpo, ajo duhet të update-ohet, ta marrë kalendarin e ri: njëmend është muaji janar, por viti është 2021 e jo 2020. Kosova tash ka presidente të re, znj. Vjosa Osmani, dhe së shpejti kryeministër të ri, z. Albin Kurti. E kuptojmë që znj. Daka nuk do ta votojë listën VETËVENDOSJE!-Vjosa me 14 shkurt, por ajo nuk bën që preferencën e saj personale ta keqpërdorë si kryetare e KQZ-së.