Sveçla deklarohet për kafen në veri: Vizitë e zakonshme
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka sot shkuar në veri të Mitrovicës. Sveçla u pyet nga gazetarët rreth arsyet së kësaj vizite.
“Kam ardhur për të pirë kafe. E gjithë jeta ime është zyrtare. Vizitë e zakonshme. Kafe duke pirë. Ju ftoj edhe juve me pi kafe”, iu drejtua ai gazetarëve.
I pari i MPB-së u pyet po ashtu rreth pranisë së forcave policore aty.
“Pyetni policinë. Është detyrë e policisë, ata po i kryejnë detyrat e veta si është më së miri që munden, në kapacitetet e tyre”, tha kreu i MPB-së.
Xhelal Sveçla gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësdrejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Sveçla qëndroi tek një lokal në afërsi të Urës së Ibrit.